Privatësia

Kushtet e Privatësisë

Kuponi Albania (më poshtë do të quhet 'Kuponi', 'kuponi.al' ose 'ne') është një kompani që në zbatim të teknologjisë moderne, përpiqet gjithmonë të ofrojë shërbime dhe risi në fushën e e-commerce dhe internetit, me qëllim përmbushjen e nevojave të sotme dhe të ardhme të klientëve të saj. Kuponi e konsideron mbrojtjen e privatësisë dhe të të dhënave tuaja personale si çështje të një rëndësie të veçantë ndaj është i përkushtuar të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të tyre, ashtu siç edhe përcaktohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Ligji Nr 9887 datë 10.03.2008 'Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale', Ligji nr 9918 datë 19.05.2008 'Për Komunikimet Elektronike dhe Postare' si dhe aktet e tjera nënligjore në plotësim.
Njëkohësisht, Kuponi Albania është i ndërgjegjshëm që klientët e tij kanë nevojë të kenë informacion se si trajtohen të dhënat e tyre personale. Ndaj dhe objekti i kësaj deklarate është për t'ju informuar se si Kuponi administron të dhënat tuaja personale.
Komunikimi i të dhënave nga ana e Klientëve bëhet për të plotësuar kërkesat për regjistrim, dhe blerje të produkteve apo shërbimeve dhe në çdo rast për dërgimin e Newsletter periodike në adresën e emalit të Klientit që ka dhënë vullnetarisht në momentin e regjistrimit.
Komunikimi i të dhënave nga ana e Klientit është totalisht vullnetar dhe është i domosdoshëm për regjistrimin, dhe blerjen e produkteve apo shërbimeve. Këto të dhëna do të ruhen nga sistemet e sigurisë elektronike të faqes së internetit të Kuponi Albania (www.kuponi.al), do të trajtohen në mënyrë konfidenciale, dhe mund tu jepen vetëm subjekteve të cilat Kuponi Albania i ka miratuar më parë.

Informacioni që ne mbledhim

Nëse ju vendosni të përdorni produktet apo shërbimet tona, ne mund të kërkojmë nga ju informacione personale, siç është përcaktuar në faqe. Pasi ju të jeni regjistruar në këtë faqe, nuk do jeni më anonim për ne.
Ne mbledhim dhe ruajmë informacionet e mëposhtme:
  • Adresën e emalit, informacione të kontaktit fizik, dhe informacione financiare.
  • Statistika mbi pikëpamjen e faqes (përmjet cookie-t. - Ju mund të ç'aktivizoni cookies në browser-in tuaj, megjithatë kjo mund të ndikojë në aftësinë tuaj për të përdorur faqen).
  • Kodet Remote të serverit tuaj (ne kërkojmë këtë informacion në qoftë se ju regjistroheni për një shërbim që nuk mund të sigurohet pa patur nevojë për një informacion të tillë).
  • Mesazhet e diskutimeve dhe mesazhe të tjera, duke përfshirë edhe korrespondencën mes nesh dhe juve, dhe informata të përgjithshme lidhur me produktet apo shërbimet që ju keni regjistruar për të marrë.

Ne normalisht nuk ruajmë informacionin e mëposhtëm:
  • Informacione mbi Kartën e kreditit
  • Kodet e ofruesve të shërbimeve të përpunimit të pagesave.
  • Kodet e ofruesve të shërbimeve të regjistrimit të domain-it.
  • Çdo informacion në lidhje me klientët tuaj.
Megjithatë ne mund të ruajmë informacionin e përmendur më sipër, nëse është e nevojshme për ofrimin e shërbimit.

Përdorimi i informacionit tuaj

Ne i përdorim informacionet tuaja personale për:
  • Të ofruar produkte dhe shërbime.
  • Të zgjidhur mosmarrëveshjet, për të mbledhur taksat, dhe për të zgjidhur probleme.
  • Të verifikojmë identitetin e përdoruesve dhe informacionit që përdoruesit japin ne rast blerjeje te produkteve apo shërbimeve tona.
  • Inkurajojmë përvojë të sigurt në internet dhe për të zbatuar rregullat tona.
  • Rregullojmë përvojën e përdoruesit duke analizuar përdorimin e faqes, për të përmirësuar dhe të matur interesin e shërbimeve tona, dhe të informojmë përdoruesit rreth shërbimeve më të reja.
  • Komunikojmë njoftime administrative, duke i ofruar përdoruesve informacion që mund të ndikojë në përdorimin e produkteve apo shërbimeve tona.
  • Komunikojmë oferta marketingu dhe promocione për përdoruesit tanë; ofrojmë shërbimin e konsumatorëve dhe kryejmë aktivitete të tjera biznesi siç përshkruhet ne mbledhjen e informacioneve.
Si pjesë e regjistrimit tuaj për produktet apo shërbimet në faqen tonë, Ju pranoni që Ju mund të merrni komunikime të caktuara administrative nga ne, si lajmërimet administrative dhe mesazhet e shërbimit të klientit në lidhje me prodhimet ose shërbimet dhe produktet gjatë periudhës që ne ofrojmë produkte apo shërbime për ju.

Zbulimi i informacionit tuaj

Ne nuk i shesim ose japim me qira të dhënat tuaja personale për palë të treta për qëllimet e tyre të marketingut pa pëlqimin tuaj shprehimisht. Ne mund të zbulojmë informatat personale për t'iu përgjigjur kërkesave ligjore, të zbatohen rregullat tona, për t'iu përgjigjur kërkesave që dikush shkel të drejtat e tjetrit, ose mbrojtjen e të drejtave të pronës, apo sigurinë.
Ne gjithashtu mund të ndajmë informacionet personale me:
  • Ofruesit e shërbimeve që ndihmojnë me operacionet tona të biznesit dhe që ndihmojnë në ofrimin e produkteve apo shërbimeve për shfrytëzuesit tanë.
  • Ofruesit e shërbimeve që kanë marrëveshje me ne në perputhje të konfidencialitetit.
  • Zbatimit të ligjit ose zyrtarë të tjerë të qeverisë në mënyrë që të hetojnë, parandaluar, ose të marrin masa në lidhje me veprimtari të paligjshme, të dyshuara të mashtrimit, të shkeljeve të ligjit, ose siç kërkohet ndryshe me ligj.

Pyetje dhe vërejtje

Me anë të shpjegimit të mësipërm, Kuponi Albania shpreson t'ju ketë informuar saktësisht dhe në mënyrë të plotë rreth çështjeve të privatësisë suaj në funksion të shërbimeve të ofruara nga Kuponi Albania. Si një shoqëri e-commerce që sjell gjithmonë risi, Kuponi do t'u paraprijë shërbimeve të reja, por gjithmonë aktiv dhe i përgjegjshëm në lidhje me shqetësimet e mundshme rreth mbrojtjes së të dhënave tuaja personale.
Nëse keni pyetje, ankesa/kërkesa, ose vërejtje rreth këtyre çështjeve, mos hezitoni që të na kontaktoni në adresën e mëposhtme:
Kuponi Albania
Rruga Shqiperia e Re, p. Agimi 26,
Tiranë, Shqipëri.
Email: info@kuponi.al

Njoftimi i ndryshimeve

Kjo rregullore duhet kuptuar në përputhshmëri me Kushtet e Përgjithshme të këtij siti dhe Kushtet e Përgjithshme që aplikon Kuponi Albania për klientët e saj.
Ne mund të ndryshojmë Privacy-in në çdo kohë në zbatim të çdo ndryshimi të mundshëm të legjislacionit në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë duke postuar kushtet e ndryshuara në faqen tonë. Në rast ndryshimi, të gjitha afatet do të hyjnë në fuqi menjëherë pasi ato të jenë publikuar tek kuponi.al në përputhje me ligjet në fuqi.
Përdorimi i vazhdueshëm i produkteve apo shërbimeve tona përbën pranimin tuaj për çdo ndryshim së privatësisë. Klientët mund t'i drejtohen Kuponi Albania për çdo informacion, modifikim në lidhje me të dhënat e tyre të regjistruara. Klienti mund të kërkojë saktësimin e të dhënave, fshirjen dhe çregjistrimin e këtyre të dhënave, modifikimin dhe bllokimin e këtyre të dhënave, mënyrën e ruajtjes të të dhënave, si dhe të kërkojë dhe kundërshtojë dërgimin e Newsletter ose të çdo informacioni marketingu i cili gjenerohet nga faqja e internetit www.kuponi.al.